Fansat e Luizit ‘revoltohen’ sërish, njoftojnë protestën e radhës për Luiz Ejllin!

Një tjetër protestë për Luiz Ejllin është thirrur dhe lajmëruar përmes rrjeteve sociale nga fansat e këngëarit.

Protesta është njoftuar për ditën e mërkurë, 1 mars, ora 14:00 përballë Top Channel, thuhet në thirrjen e shpërndarë në Tik Tok.

Advertisement

“Nesër do ti tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen në protestë për “padrejtësitë” që po i bëhen Luizit.

Disa javë më parë, fansat e Luizit u mblodhën jashtë shtëpisë së BBV dhe ambienteve të Top Channel duke protestuar pasi pretenduan se Luizit po i bëhej padrejtësi në lojën brenda Big Brother VIP.