“Sony Music nuk janë më të sigurt se cila është audienca e J.Lo. Pastaj vendin e saj e kanë zënë Beyonce, Lady Gaga dhe Rihanna. Shumë zënka ka pasur mes shtëpisë diskografike dhe menaxherit të këngëtares Benny Medina, i cili po shpenzon paratë e tyre njësoj si dhjetë vite më parë kur Jenn ishte e suksesshme”,‐ ka thënë një burim i brendshëm. Ndërkohë ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar i ndërprerjes së marrëdhënies së këngëtares me Sony: ”Jennifer ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Sony Music dhe kanë ndarë shumë suksese së bashku. Tani është koha e duhur për të bërë një ndryshim që i shërben karrierës së saj si aktore dhe këngëtare”,‐ ka thënë menaxheri në një deklaratë për shtyp. Thuhet se Lopez ka filluar bisedimet me bosët e ISLAN DEF JAM në Los Angelos.