Këngëtarja Soni Malaj vetëm pak minuta më parë ka ndarë një emocion të sajin me të gjithë ndjekësit në Instagram. Nëpërmjet një videoje ku ajo është duke kënduar një nga këngët e saj më të njohura “Të dua ty”, edhe publiku këndon së bashku me të.

“Në koncertet e mia, sa herë këndoj këngën “Të dua ty”, shumë natyrshëm më vjen t’ju them se ju dua juve. Ka qenë një vit fantastik për mua dhe shpresoj që 2017-a të jetë edhe më i bukur, i mbushur me muzikë, emocion dhe me dashurinë tuaj. Ju uroj të gjithëve një vit të ri me arritje të mëdha, shëndet dhe lumturi!” – ka shkruar Soni Malaj në postimin e saj. /Blitz.al/

Advertisement