Soni Malaj në gjykatë, Olti Curri vazhdon pushimet

Pak kohë më parë në rrjete sociale bëri bujë lajmi se moderatori dhe opinionisti Olti Curri do të përballej në gjykatë me këngëtaren Soni Malaj. Soni e akuzonte Oltin për fyerje dhe paraditen e sotme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore. Por sipas Blitz.al seanca është shtyrë. Këngëtarja ka zgjedhur të mbrohet vetë dhe është paraqitur në sallë vetëm në krah të fejuarit të saj, ndërsa Olti Curri nuk ishte prezent dhe është përfaqësuar nga avokati i tij. Sot u prezantua ankesa e paditëses, Soni Malaj dhe pritet seanca e dytë gjyqësore që do të jetë në shtator. Kujtojmë se arsyeja që çoi opinionistin në përballje gjyqësore me këngëtaren ka qenë një status në Facebook bashkangjitur një fotoje ku komentonte pozicionin e dorës së Sonit.

Advertisement