Argjentina Ramosaj: Ti solle dritë në jetën time

Argjentina Ramosaj është nënë e një djali, i cili sot feston ditëlindjen e tij të parë. Noah erdhi në jetë një vit më parë dhe këngëtarja që prej lindjes së të birit është shkëputur përkohësisht nga muzika. Në ditëlindjen e parë të Noah-s, Argjentina e ka uruar të birin me fjalë të ëmbla e me krenari duke e quajtur dritën e jetës së saj. “Urime ditëlindjen e parë, shpirti i mamit! Gëzuar ditëlindjen engjëllit më të bukur, arushit tim Pooh. Që nga momenti që erdhe në jetë solle bashkë me veten dritën më të shndritshme, e mbushe shtëpinë dhe zemrat tona me kaq shumë dashuri! Ne jemi krenarë dhe të bekuar të të quajmë birin tonë. Mezi po pres të të shoh të rritesh dhe të të mbaj dorën në çdo hap që hedh. Mami dhe babi të duan pamasë, Noah!” ka shkruar këngëtarja në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BIGiMH7Dki4/?taken-by=argjentinaramosaj&hl=en

Advertisement