Snoop Dogg merr yllin e tij në Walk of Fame

Snoop Dogg është nderuar me një yll në Walk of Fame në Hollywood. Reperi i famshëm u shoqërua në ditën e rëndësishme nga bashkëshortja e tij prej 21 vitesh, Shante Taylor.

Ceremonia e yllit të Snoop u zhvillua vetëm katër ditë përpara 25-vjetorit të lëshimit të albumit të tij të parë Doggystyle.

Advertisement

47-vjeçari dukej më i lumtur se kurrë ndërsa ecte në tapetin e kuq të bulevardit të famshëm, i rrethuar nga familja dhe miqtë.

Snoop ka lëshuar 16 albume në studio që kur u zbulua nga Dr. Dre më 1992 dhe ka shitur mbi 23 milionë albume në Shtetet e Bashkuara dhe 35 milionë në mbarë botën.

Ai është shfaqur në shumë filma dhe episode televizive, e së fundmi ka nxjerrë librin e gatimeve. Snoop është babai i katër fëmijëve.

Reper ka tre fëmijë, djemtë Cordé, 24 vjeç e Cordell, 21 vjeç, dhe vajzën Cori, 19 vjeç me bashkëshorten Taylor, që e ka njohur kur ishte në gjimnaz. Ai gjithashtu ka një djalë nga një marrëdhënie me Laurie Holmond, Julian Corrie, 20 vjeç.

Ndërsa Shante dhe Snoop sot duken më të lumtur se kurrë, ata u ndanë në vitin 2004, por e anuluan divorcin e tyre dhe katër vjet më vonë rinovuan zotimet e tyre të dasmës. /a.a/j.p/ATA