Sipas një studimi amerikan, ndotja e ajrit është shkaku i pestë i vdekjeve në nivel botëror, ku numri i viktimave shkon deri në 4.2 milionë
Në Kinë dhe Indi, çdo vit regjistrohen 2.2 milionë persona të vdekur për shkak të smogut, një shifër e barabartë me më shumë se gjysmën e vdekjeve që ndodhin në nivel botëror. Kjo është ajo që del nga një raport i “State of Global Air”, i publikuar nga “Health Effects Institute” në SHBA, sipas të cilit, 92% e popullsisë botërore jeton në zona me një shkallë të lartë të ndotjes së ambientit, disa herë më e lartë nga niveli i rekomanduar. Në të gjithë botën janë rreth 4.2 milionë viktima të shkaktuara nga smogu.
Vdekja e pestë në botë – Raporti jep të dhëna botërore relative me vitin 2015, periudhë ku ndotja e ajrit renditej e pesta sa i takon arsyeve të vdekjeve në botë, me 4.2 milionë viktima. Të dhënat relative me vdekshmërinë në Kinë po stabilizohen, paralajmërojnë ekspertët, ndërsa në Indi, shifra është në rritje të ndjeshme, me një shtesë me 50% nga viti 1990.
Smog vdekjeprurës – “Ajo që po ndodh në Indi është një stuhi e madhe”, – nënvizon Michael Brauer, bashkëautor i studimit. Motivet e një përkeqësimi të tillë nga cilësia e ajrit, vijnë nga industrializimi i shpejtë në raport me rritjen e popullsisë dhe plakjen e parakohshme të grupeve gjithnjë e më të mëdha, të cilat janë më të ekspozuara nga efekteve të ndotjes.
Situata në Europë – Për sa i takon Kontinentit të Vjetër, ekspertët vërejnë një përmirësim në përgjithësi. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, grimcat e imta, kanë shkaktuar në vitin 2013 vdekjen e parakohshme të 87.670 personave, të cilët mund të kishin jetuar të paktën dhjetë vite më shumë.