SKYFALL modifikohet për shfaqjen në Kinë

“Skyfall”, kapitulli i fundit i 007-ës duhej të shfaqej nëpër kinematë kineze në muajin nëntor. Më pas u shty për në janar për t’i dhënë kohën e mjaftueshme produksionit që t’a bënte filmin më harmonioz pas prerjeve të bëra si pasojë e censurës kineze. Në film është zhdukur çdo gjurmë referimi ndaj prostitucionit dhe torturave në Kinë. Veçanërisht është censuruar momenti ku shfaqej bukuroshja kineze prostitutë në kazinonë e Macao-s e gjithashtu edhe momenti kur Javier Bardem tregon për torturat që i ishin bërë nga kinezët. Gjithashtu në versionin kinez të filmit SKYFALL është zhdukur edhe skena kur snajperi francez vret një roje të një grataçele në Shanghai.

Të njëjtin fat ka pasur edhe filmi “Men in Black 3”, ku në versionin e shfaqur në Kinë ishte prerë momenti kur një kinez shndërrohej në alien dhe një skenë ku një grup turistësh kinezë kishin asistuar në një takim me një alien dhe si rrjedhojë ju nënshtruan procesit të fshirjes së memories.

Advertisement