Skuadra shqiptare shpëton mes rrënojave të pallatit në Turqi fëmijën 5 vjeç!

Këto pamje të siguruara nga Top Channel kanë fiksuar momentet e kërkim shpëtimit të në terren nga skuadra shqiptare në ndihmë të kolegëve të tyre turq.

Për momentin ekipi shqiptarë është stacionuar në qytetin Malatya.

Advertisement

Kolonel Elton Reso i cili drejton punën në terren në një bisede telefonike me Top Channel tregon përpjekjet për të shpëtuar jetë dhe një rast mundën t’ja dalin.

“Shpëtuam një fëmijë të rënduar nga gjendje shëndetësore, pas 18 orë kërkimesh”- thotë koloneli.

Kolonel Reso i pyetur për mundësinë e gjetjes të të tjerë personave të mbijetuar nën rrënoja thotë?:

“Është një ndërtesë 6-katëshe e rrënduar që mund te jenë rreth 25 persona. Puna vazhdon intensive. Shpresa na mban, ekipet po përdorin kamerat termike”.

Sakaq një ekip i dytë me personel mjekësor dhe forca ushtarake të specializuara në operacione kërkim shpëtimi ka mbërritur paraditen e të mërkurës në Turqi.

Në kushte tejet të vështira për shkak të rrënojave të ndërtesave të larta, por edhe motit me temperatura të ulëta, efektivët e Forcave të Armatosura po punojnë pa pushim për nxjerrjen e të mbijetuarve apo trupave të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i së hënës.

Pjesëtarët e ekipit tonë shëndetësor kanë asistuar edhe në dhënien e ndihmës shëndetësore për dhjetëra persona të lënduar. Skuadrës së parë të kërkim-shpëtimit nga Shqipëria iu bashkuan sot edhe të tjera forca shtesë, për të mbështetur autoritetet turke në përballimin e pasojave të tërmetit të 6 shkurtit.