Akoma pa hyrë në shtëpi, Bledi Mane “kapet” me Luizin!

Akoma pa hyrë zyrtarisht në “Big Brother Vip”, kur përflitej që Bledi Mane do të ishte banori i ri, u tha gjërë e gjatë në rrjet që qëllimi i tij ishte vetëm një: T’i prishte lojën Luizit.

Këtë gjë duket se po e vërteton që në ditën e parë të qëndrimit të tij në shtëpi, pasi sapo u ngrit në mëngjes Bledi u kap me këngëtarin.

Advertisement

Ndonëse Luizi preferoi të mos bënte debat duke i thënë se në mëngjes nuk ka nerva për vete jo për të tjerët.

Jo vetëm kaq sipas Mane Ejlli është “i paqëndrueshëm mendërisht”.

Po sipas atij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon dhe kërcënon. Këto banori më i ri ia vuri në dukje Luizit.

Pas kësaj Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpinë e “BBV” që të krijoi miqësi.

Madje artisti iu drejtua Bledit duke i thënë: “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë.”