Një nga garuesit më të mirë të Formula 1, Lewis Hamilton, ka bërë një deklaratë shokuese kundrejt skuadrës së tij. Ai ka treguar se nuk është trajtuar siç duhet nga Mercedes në garën finale të sezonit, ndaj dhe ka humbur kundrejt rivalit të tij Nico Rosberg.
Hamilton, i cili e fitoi garën e fundit por nuk mundi të dilte kampion, u shpreh: “Ka qenë një nga momentet më të vështira të vitit. Edhe nga ato gjëra që u thanë nga stafi i kompanisë pas garës tregojnë qartë për një mungesë respekti ndaj meje dhe kjo supozohet të mos ndodhë nga ata të cilët duhet të të mbështesin sa më shumë”.
Nga ana tjetër, Rosberg nuk ka dashur që zgjatet shumë lidhur me këtë situatë, por ka bërë vetëm një reagim: “Në rregull, ai nuk është ndierë i respektuar, në rregull…” – ka qenë gjithçka ka thënë rivali i Hamilton.