“S’keni parë asgjë akoma”, Oriola Marashi vjen me një tjetër pozë provokuese pas gjithë komenteve negative (Foto)

Pasi postoi një foto në Instagram duke pozuar si “Rozafa e vogël”, modelja mori një sërë komentesh të cilat ishin sa fyese aq edhe të rënda për t’u lexuar.

El dorado ose rozafa junior

A post shared by ??‍♀️ (@oriolamarashi) on

 Megjithatë kjo nuk e ndaloi aspak Oriolën, duke vazhduar kështu me setin e saj gjysëm të zhveshur, por këtë herë edhe me një mesazh:
“Falenderoj Zotin që më mbron nga budallenjtë, armiqtë dhe gjithë ata që përpiqen të shtypin qëllimet e mia. Asnjë lloj arme nuk më mposht. Jam këtu për të qëndruar. Respekt për ata që më mbështesin. S’keni parë asgjë akoma :)”, shkruan Marashi.

Advertisement

 Me sa duket nga komentet, mbështetësit e saj janë jo pak, duke veçuar këtu emra si Armina Mevlani, Françeska Jaçe, Aulona Musta etj.