Më parë ju njoftuam për rikthimin e Amy Winehouse në një turne europian, por performanca e saj të shtunën mbrëma në Serbi ishte shkatërruese. Tashmë përfaqësuesit e këngëtares kanë konfirmuar se janë anulluar datat e parashikuara të koncerteve në Europë, përfshirë Stambollin (që do të zhvillohej sonte në mbrëmje) dhe Athinën (të mërkurën). Zëdhënësi i Amy-t ka deklaruar se ky vendim u morr pasi “ajo nuk mund të performojë në më të mirën e saj”. Kështu artistja nuk është ende gati të performojë dhe nuk është e ndershme që të merren paratë nga fansat, për të shijuar një interpretim gjysmak. Me sa duket Amy ka ende nevojë për rehabilitim, pasi një javë nuk ka qenë mjaftueshëm.


