Një shtetas shqiptar, banues në Elbasan, është denoncuar në polici nga ish-bashkëshortja e tij, pasi dyshohet se ky i fundit ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën në sy të djalit 5-vjeçar.

Në denoncim thuhet se djali i vogël ka imituar të atin në sy të së ëmës dhe psikologes, duke u shpjeguar atyre veprimet që bënte babai.

Advertisement

I pandehuri ka mohuar akuzat dhe ka thënë se këto janë sajesa të ish-bashkëshortes së tij, por Prokuroria e Elbasanit ka pohuar se ka prova të forta për të vërtetuar veprimet e turpshme seksuale të babait në prani të fëmijës. Për këtë arsye babai po hetohet nën masën “arrest me burg”.