Skandali Irina

    Forma të parrezistueshme dhe një sensualitet shpërthyes, këto janë dy karakteristika të së dashurës ruse të Cristiano Ronaldo, Irina Shayk. Nuk e ka pasur kurrë problem të pozojë me të brendshme, por nudo jo. Në Spanjë kanë plasur polemikat, pasi revista GQ ka botuar foto nudo të modeles, e cila mohon të ketë hequr tangat ngjyrë mishi që kish veshur. Bëhët fjalë për dy foto, ku sensualja Irina shfaqet tërësisht nudo. Sipas El Mundo modelja ka protestuar pas daljes së revistës dhe ka akuzuar se tangat i janë hequr me photoshop. Sipas agjentit të saj Gael Marie “nuk ishte parashikuar që Irina të dilte nudo dhe se fotot ishin kërkuar të shiheshin përpara se të publikoheshin, por kjo gjë nuk ndodhi”.

    Nga ana tjetër drejtori i GQ, Javier Fernandez Angulo ka deklaruar se çdo gjë është e rregullt. “Modelja u zhvesh me një natyralitet. Tangat janë një mjet që modelet i përdorin për të mos pozuar nudo, por Irina e dinte që do t’i hiqeshin”,- ka thënë ai. Sipas El Mundo Shayk kish kërkuar edhe që të mos përmendej emri i Ronaldos. Megjithatë edhe po të mos ishte e dashura e futbollistit, ajo do t’a kishte fituar këtë kopertinë.

    Advertisement