SHBA – Nisen përforcime në Korenë e Jugut

Zyrtarisht flitet për një manovër të përbashkët me Korenë e Jugut, që është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Koresë së Veriut dhe një paralajmërim i fortë për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit. Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do qëndrojnë krah për krah me Korenë e Jugut. Ditën e sotme në ishullin koreano-jugor të Jeonpjeongut, i cili u bombardua dje nga ushtria e Penianit, janë gjetur trupat e pajetë të dy civilëve. Nga sulmi në fjalë dy ushtarë koreano-jugorë humbën gjithashtu jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pasi predhat e artilierisë goditën edhe bazën e tyre ushtarake.

Advertisement