Spektaklit të vallëzimit në Tv Klan “Dance With Me” rrallë herë i mungojnë polemikat dhe debatet. Këtë herë vëmendje ka tërhequr një qëndrim i anëtares së jurisë, ish-miss-it Valbona Selimllari, lidhur me tangon e kërcyer nga Bora Zemani dhe Alban Ramosaj.
Ajo nuk e ka pëlqyer koreografinë e Albit, pjesën kur dy meshkuj, Albani me balerinin, kërcenin tango bashkë. Sipas saj, një kërcim dashurie si tango është ideuar që në fillim si një kërcim mes një vajze dhe një djali. Mendimin e Valbonës e ka mbështetur edhe moderatorja Alketa Vejsiu, e cila është shprehur se një tango kërcehet mes një çifti vajzë-djalë, pasi nuk ka lezet në të kundërt.
Koreografi Albi Nako duket se nuk ka qenë dakord me këtë këndvështrim dhe është përgjigjur me fjalët: “Është 2016-a dhe dashuria nuk njeh as ngjyrë, as seks, as racë”.
Selimllari nuk ka ndryshuar mendim, duke insistuar në fjalën e saj./Blitz.al/