Paskan qenë diskret të mëdhenj, por as ne nuk u dorëzuam! Tashmë dihet se programi më i ri në Tv Klan do të jetë “C’est la vie” dhe do të moderohet nga Marina Vjollca nën autorsinë e vëllezërve Laço, por se cilët do të jenë çiftet konkurrente ende nuk ishte një puzzle i plotësuar.
Sipas burimeve të radionrg.al, tetë çifte konkurrente janë vendosur por mendohet edhe një dyshe e nëntë ende e pa konfirmuar:
1. Big mama ft Skerdi Faria (doktor)
2. Banda e Offchestra ft Fatma & Aulona (moderatore/ Thumb)
3. Erik Lloshi ft Erisa xhixho (zv/Kryetare e LSI)
4. Era rusi ft Ervin Bejleri (komedian)
5. Alar band ft Eva Alikaj (aktore)
6. Anxhela Peristeri ft Ori Kuçi (sipërmarrëse)
7. Ylli limani ft jona spahiu (moderatore)
8. Lindi Islami ft Kristi karkanaqe (artist rruge)
9. Altin Goci ft Pandi Laço (mendohet se do te jetë surprizë, duke qenë se është edhe një nga autorët)
Por, sigurisht që në një konkurs nuk mund të quhet i tillë pa një juri që do të votojë konkurrentët. Sipas burimeve të radionrg.al do të jenë 3 anëtarë, ku Vëllezrit Laço do te rikthejnë në ekranin shqiptarë të madhin Aleksandër Lalo, njëri prej të cilëve do të gjykojë së bashku me dy anëtarë, pedagog dhe regjisor.
Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim orën 20:00 të së dielës së 5 Nëntorit, ku jemi të bindur se të gjithë do të jenë përpara ekranit.