Thashethemet e vazhdueshme në fakt, sugjeronin se vajzat do të ringjallnin grupin që kishte bërë miliona fansa të ëndërronin. Diskografia dhe publiku, shpresuan tek thashethemet që Beyoncè donte të kthehej në punë së bashku me koleget e saj. Për të shuar zjarrin, ka menduar Kelly Rowland, e cila gjatë një interviste ka pohuar se ndër planet e ardhshme nuk ka asnjë projekt për të rikthyer treshen e R&B. “Për të qenë e sinqertë, unë, Michelle dhe Beyoncè nuk kemi folur kurrë për një bashkim dhe aq më pak për një rikthim në Festivalin Glastonbury, gjatë këtij viti. Është e vërtetë se jemi takuar disa herë, por bisedat tona kanë qenë gjithmonë të përqëndruara në gjëra të tjera. Ne flasim më së shumti për jetën private dhe projektet personale”,- ka thënë këngëtarja, e cila vetëm disa ditë më parë ka publikuar albumin e tretë solo me titull “Here I am”.


