Situata në Malësinë e Madhe, KQZ apel numëruesve të vijojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskutoi paraditen e sotme rreth situatës së numërimit të votave në Malësinë e Madhe, ku ende nuk ka përfunduar numërimi i kutive të votimit për kryetar bashkie, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të këtij procesi nga ana e anëtarëve të grupeve të numërimit (GNV).
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, duke reaguar ndaj kësaj situate, paralajmëroi anëtarët e GNV-ve në këtë zonë zgjedhore se në rast ndërprerje të përsëritur të procesit do të shkojnë për ndjekje penale.
“Ju bëjmë thirrje përfaqësuesve partive, anëtarë të GNV-ve në KZAZ-në nr.1 që të vazhdojnë procesin, i cili ka nisur tashmë dhe duhet të përfundojë. Nëse ndonjë nga numëruesit nuk do të pranojë të zbatojë vendimet e KQZ-së, atëhere do të shkojë për ndjekje penale”, tha Luzi.
Gjithashtu, ajo i bëri thirrje numëruesve të votave për vijimin e procesit në të gjitha KZAZ-të ku ende nuk është përmbyllur numërimi i votave për anëtarët e këshillit bashkiak.

Advertisement