Siri | Rebelët sirianë zgjedhin kryeministrin e përkohshëm

Koalicioni Kombëtar i opozitës siriane ka zgjedhur mbrëmjen e djeshme në Stamboll, Ghassan Hitto kryeministër të përkohshëm të territoreve të çliruara nga kryengritësit në Siri, ndërsa forcat ajrore bombarduan Libanin. “Ghassan Hitto fitoi me 35 vota nga 49 në total”, deklaroi Hicham Marëa, anëtar i Koalicionit, pas numërimit të fletëve të votimit. Lindur në vitin 1964, Hitto ishte deri vitin e kaluar një biznesmen në një kompani telekomunikacionesh në Teksas, por u bashkua në vitin 2012 me opozitën për të ndihmuar popullin sirian. Votimi u zhvillua mes 70 anëtarëve të Koalicionit, por disa prej tyre refuzuan të votonin.

Advertisement