Sipas ish-konkurrentes të “Për’puthen”, mos gjeni kurrë një mashkull si Amos Zaharia!

Shumë mund t’i quajnë “batuta çiftesh” sjelljet e Amos Zaharias ndaj Dea Mishel, por për shum të tjerë ato janë veprime të patolerueshme dhe bullizuese.

E këtij mendimi është edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen” Antonela Berisha, e cila me këtë rast ka ndarë “Rregullin numë 1”, me ndjekësit e saj.

Advertisement

“Mos gjeni kurrë një mashkull si Amos që ju shikon me neveri”- ka shkruar Antonela.

Dhe në fakt sjelljet e Amosit kundrejt Deas kanë qenë edhe në vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother Vip”, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin mendimet e tyre.

Në komentet në faqen zyrtare të “BBV” në Instagram, vihet re një revoltë ndaj sjelljes së Amosit por edhe ndaj mosreagimit të Deas. Këto komente vijnë pikërisht pasi pjesa më e madhe e videove Amos-Dea në faqen zyrtare, përfshijnë një koment të papërshtatshëm, përgjigje të papritura (deri edhe ulëse), veprime aspak për të qeshur (mbrëmë Amosi dizinfektoi me 100 mënyra shishen ku kishte pirë Dea). Mbetet për t’u parë nëse kjo është mënyra se si ata e shprehin dashurinë…

Ndërkohë komentuesit nuk i kanë kursyer kritikat edhe për Dean ose më saktë për mosreagimin e saj në mënyrën e duhur. Në përgjigjthësi reagimi i Dea Mishel është buzëqeshja, gjë të cilën komentuesit nuk e pëlqejnë aspak, pas sipas tyre Amosi dëshiron ta ulë dhe e shikon me neveri.