Johnny Depp dhe Joelle Rich (avokatja që e përfaqësoi në gjyqin kundër Amber Heard, të zhvilluar në Mbretërinë e bashkuar), nuk janë më në një lidhje.
Sipas “People”, aktori 59-vjeçar dhe avokatja dilnin bashkë, por mes tyre nuk kishte diçka shumë serioze, megjithëse të dy ishin të përkushtuar në këtë raport.
Por, mesa duket gjithçka ka marrë fund dhe tanimë, Johnny është sërish beqar.
Joelle Rich e përfaqësoi Depp në gjyqin e ngritur kundër “The Sun” për një titull i cili e etiketonte aktorin si “dhunues grash”. Vendimi i gjyqit ishte në favor të “The Sun”, por avokatja u shfaq edhe në seancat e mbajtura në Virginia, ku Depp u përfaqësua nga Camilla Vasquez.
Në shtator të këtij viti, Rich dhe Depp u shfaqën të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit dhe burime të afërta me ta, zbuluan se ishin lidhur.