Ajo është duke pushuar vetëm, pasi dhe ndarja nga Matt Kemp tashmë është zyrtarizuar. Mendohet se në fundin e lidhjes një vjeçare kanë ndikuar tradhëtitë nga të dyja palët. Matt është parë me femra të ndryshme, të cilat madje i ka dërguar edhe në shtëpi. Nga ana tjetër Rihanna dukej se ja kish vënë syrin reperit Drake, për të cilin kish deklaruar se e kish zënë qymyri. Nga fotot e publikuara të artistes, duket se gëzon humor të mirë dhe një formë të shkëlqyer fizike.