Më pas Christina Aguilera vendosi të marrë pjesë në talent show-n THE VOICE dhe popullariteti i saj u rrit e forcua. Dueti "Moves Like Jagger" me kolegun Adam Levine të Maroon 5, është kandiduar në Grammy Awards 2012. Në muajin shkurt 2012 ajo do të rikthehet sërish si gjyqtare në THE VOICE por përpara kësj, në janar do të publikohet një singëll i ri që do t’a rilançojë në skenat muzikore. Plani për promovimin e tij duket se është studiuar deri më detaj. Publikimi i singëllit në Janar është zgjedhja më e mirë për artistet duke qenë se më pas do të jetë e pranishme në THE VOICE e do të promovohet më së miri.
Pritshmëritë për këtë disk të ri të Aguilerës, janë shumë të larta, sidomos pas zgjedhjeve të fundit artistike që nuk kanë kënaqur as artisten dhe as shtëpinë diskografike. Për momentin nuk dihet shumë mbi albumin e ri të Christina-s, por ka nga ata që e kanë dëgjuar singëllin dhe disa site të specializuara muzikorë e kanë përkufizuar këngën si një bombë të vërtetë. Ndërkohë gazetat e thashethemeve ziejnë nga zërat se këngëtarja është shtatzënë duke parë rrumbullakësinë e saj të kohëve të fundit. Por zërat janë përgënjeshtruar nga një mik i afërt i artistes që ka deklaruar: “Nuk është shtatzënë! Ajo është një femër latine dhe si e tillë ka rrumbullakësi në format trupore dhe kjo gjë i pëlqen shumë”.