Sinead O’Connor tërhiqet nga muzika dhe anullon të gjithë koncertet

Këngëtarja e njohur, Sinead O’Connor, ka vendosur të largohet nga skena muzikore dhe e ka njoftuar publikun se nuk do të interpretojë më dhe nuk regjistron muzikë të re.Në një deklaratë për Billboard, 54-vjeçarja ka thënë se e ka marrë këtë vendim, pasi që ndihet e lodhur. “Unë jam duke u plakur, është koha të largohem nga puna për të cilën kam bërë më të mirën. ‘NVDA’ do të jetë gjëja e fundit që do të publikoj, pas kësaj nuk kam ndërmend të regjistroj muzikë dhe të interpretoj. Të gjitha koncertet e planifikuara për 2021 dhe 2022 do të anulohen”, është shprehur O’Connor.

Advertisement