Nga bileta e avionit me fytyrë, te restorantet dhe shtëpia, ndryshimet radikale në 10 vitet e ardhshme

Në 10 vjet bileta jote e avionit do jetë fytyra jote. Do paguajmë për higjienën më shumë nëse do kërkojmë të jemi në një kabinë shumë të pastër. Do ndodhë eksodi i qyteteve, do u themi lamtumirë hapësirave të hapura në shtëpi dhe do kemi më shumë privatësi. Nuk do përdoret më termi organik për ushqimet, por do jetë një i ri “regenerative”. Mobilie shumëpërdorimshe, internet dhe energji te tavolina e ngrënies. Natyra dhe më shumë dreka e darka me familjen ndërsa restoranet do sjellin shije të reja dhe s’do ketë më një shef të një pjate tipike. Ç’nuk do ndodhë në 10 vitet e ardhshme. Lexo të plotë artikullin e gazetares/arkitekte Melissa Penfold.

Nga Melissa Penfold

Advertisement

10 vitet e kaluara kanë sjellë bollëk të trendeve të dizajnit të shtëpive, ca janë të dobishme vërtet, por disa të tjera më pak. Pas pandemisë së Covid, a do të projektojnë arkitektët çdo hyrje në shtëpi me ambientin e larjes së duarve? Jo, kjo nuk do ndodhë. A do udhëtojmë përsëri në të njëjtën mënyrë? Jo plotësisht. A do jenë shtëpitë me hapësira të mëdha pa dhoma? Disa arkitektë thonë po, disa jo, por do duhet ta shohim për ta besuar. Po ushqimeve të djegura do u themi lamtumirë në 2030-ën? Po, në fakt, do të gatuajmë me lehtësi sikur të jemi në restorant. Ja se si udhëtimi, ngrënia, shtëpitë dhe dekorimi do të ndryshojnë post-pandemisë; për mirë!

Çfarë mund të na ofrojë dekada e ardhshme? Si do të ndryshojnë shtëpitë? 9 Trendet e projektimit të dekadës tjetër: Shtëpia e re do t’ju bëjë të lumtur!

A do kemi në një hapësirë, kuzhinën, sallën e ngrënies, sallën e ndenjes apo do të rikthehen më shumë murët e ndarjes së ambienteve? A do të fillojnë brezat gjithnjë e më shumë të jetojnë nën të njëjtën çati? Shtëpitë do të lidhen më shumë me natyrën, ndërsa dekorit minimalist dhe jetesës në ambient të madh pa ndarje duket se do t’i hapet dera.

1-Do mbizotërojë qetësia, gjelbërimi natyra

Përkufizimi i shtëpisë po ndryshon. Është përtej shtëpive tona individuale dhe kopshteve të pasme, rrugët para nesh, komunitetet dhe fqinjët me të cilët kemi kaluar vite duke jetuar pranë por në shumë raste nuk u kemi folur. Marrëdhënia jonë me natyrën është rivendosur: 82% e njerëzve tani thonë se e vlerësojnë natyrën më shumë sesa para pandemisë. Nëse bllokimet u kanë mësuar njerëzve ndonjë gjë, është përfitimi i botës natyrore në shtëpitë e tyre, lumturia dhe shëndeti.

2-Plani i shtëpisë së madhe, të hapur, por të ndarë me materiale transparente.

Gjatë pandemisë shtëpia u bë shkollë, zyrë, palestër, tempull, restorant, sallon, gjithçka. Ndërsa 10 vjet më parë të gjithë dëshironin jetesë me ambiente të hapura, pandemia i ka bërë pronarët e shtëpive të kërkojnë privatësinë e dhomave të ndara. Ndarjet do të pasqyrohen në ndërtesat e reja të banimit. Për pronarët e shtëpive që nuk mund të vendosin midis një planimetrie me plan të hapur ose një me dhoma të ndara, por ekziston një kompromis ose antidot: ndarje prej çeliku dhe qelqi që përcaktojnë hapësirat e brendshme duke maksimizuar dritën dhe transparencën.

3- Ergonomika do sundojë tregun luksoz të mobiljeve.

Do të thotë që mobiliet do të kenë një funksion të dyfishtë ose të trefishtë. Tavolinat e darkës mund të kenë gjithashtu lidhje me energjinë dhe me të dhëna të tjera shërbimi, si interneti? Po!

4-Projektimi Green.

Mobiliet, materialet, aksesorët dhe gjithçka që lidhet me shtëpinë do jetë në lidhje me përdorimin e materialeve me karbon të ulët, që do të thotë se arkitektët mund të favorizojnë përgjithmonë materiale si druri që bllokojnë karbonin.

5- Shtëpia e përshtatur për shumë aktivitete.

Duket se në të ardhmen do qëndrojmë më shumë në shtëpi. Arkitektët do përshtasin shtëpinë, edhe për punën, edhe për shkollimin, aktivitetin fizik, etj.

6-Eksodi i Qytetit

Nevoja për hapësirë, e kombinuar me fleksibilitetin e ofruar nga puna në shtëpi, po dëbon njerëzit nga qytetet. Crispin Holborow i Savills, specialist në shitjen e pronave me vlerë në fshatrat e Britanisë, thotë se ka pasur një hap të madh në shitjet e pasurive të vendit me çmim mbi 15 milion paund, me 22 të shitura në vitin 2020, krahasuar me vetëm një në 2019.

7. Shtëpia efikase -energjetike

Realiteti i qëndrimit në shtëpi 24/7 e ka bërë efikasitetin e energjisë një çështje buxhetore, si dhe nevojë për qasje të re. Shtëpitë do ndërtohen me ndarje me xham të dyfishtë dhe termostate inteligjentë.

8. Konsumon atë që mbjell vetë!

Gjatë karantinimit nga pandemia, kërkimet në Google se si të mbjellim perime të ndryshme arritën në nivele rekord. Mentaliteti Self-Reliant është ngulitur më shumë se kurrë.

9-Pyetja e madhe kur bëhet fjalë për shtëpitë post-Covid është kjo: Si mund të përshtatemi që të jemi më të përgatitur për “herën tjetër”? Dizajnimi shumë specifik për Covid humbet pikën e rezistencës, sepse nesër Covid mund të mos jetë aspak Covid. Ne duhet të projektojmë shtëpi dhe komunitete në një mënyrë të tillë që ato të jenë rezistente ndaj të gjitha kërcënimeve: Një pandemi tjetër, ndryshim klimaterik ose diçka ende e panjohur plotësisht.

10 trendet e ushqimeve në dekadën e ardhshme: Më pak alkool, më shumë darka familjare etj…

1. Rënia e konsumit të alkoolit.

Një brez më i ndërgjegjshëm shëndetin do të vazhdojë të largojë Martinin apo Jack Daniels. Mendoni për kulturën e aperitivit, koktejet e përgatitura me adaptogjen, apo verërat me pak ABV.

2-Familjet do hanë dhe gatuajnë më shumë bashkë.

Një tjetër dhuratë nga pandemia pasi u dha mundësi shumë familjeve të hanin së bashku kryesisht darkave nga izolimi. Pati fëmijë e të rinj që gatuan vetë nga nevoja. Ndërsa puna Online bëhet më e përhapur, rituali do të vazhdojë duke përparuar aftësitë e kuzhinës së një brezi të tërë.

3. Rajonalizimi në ushqim.

Do ndryshojë konkteksti kulturor dhe konceptet hiperspecifike të ushqimit. Si përshembull në një darkë familjeje amerikane mund të gatuhet sipas traditës appalachian afrikane.

4-Ndryshon koncepti i restoranteve dhe bareve.

Restorantet do të vazhdojnë të gjejnë mënyra të reja për t’i shërbyer komuniteteve të tyre, duke shtrirë fushën e tyre të përtej ngrënies, duke ofruar klasa gatimi, klube vere dhe ushqim pakice. Mund të nisin projekte me sende ushqimore artizanale. Ose produkte të bëra në shtëpi me shërbim delivery.

5-Stop mbeturinave

Ndërgjegja për mbeturinat do të hyjë në rrjedhën e zakonshme, konsumatorët do kërkojnë paketime të sigurta, më të mira ndaj biodegradimit të shpërndarjes, kompostimin në shtëpi dhe blerjen nga shitësit ushqimorë me paketime që reduktojnë karbonin dhe grumbullimin e mbeturinave.

6-Do mbizotërojnë bimët:

Largimi nga proteina shtazore nuk është një modë por, përkundrazi, një fenomen kulturor i gjerë. Ndërkohë, Elle Simone, drejtoreshë ekzekutive e America’s Test Kitchen, sheh një interes në rritje për perimet aktuale që shtyjnë interesin tek kuzhinat me fokus bimët si ato në qendër të Lindjes së Mesme dhe Indisë Lindore.

7. Heterogjeniteti do jetë normaliteti i ri

Restorantet dhe markat ushqimore do të drejtohen nga një grup më i larmishëm shefash, sipërmarrësish dhe drejtuesish. Një pjatë nuk do ketë mbi krye një shef, por dy apo më shumë nga vende të ndryshme. Heterogjenitetin do e gjesh edhe në shijen e ushqimit.

8-Kalimi nga organike në rigjenerative

Konsumatorët do të kërkojnë përbërës të etiketuar si “rigjenerues”: Do përdoren metoda që përmirësojnë tokën, largimin e karbonit dhe inkurajimin e biodiversitetit. Një program i ri i çertifikuar organik rigjenerues, i nisur në gusht të këtij viti në SHBA, do të ndihmojë blerësit të identifikojnë produktet me mirëbesim dhe mënyrën si janë rritur.

9-Ndryshojnë praktikat e punësimit në biznese kulinarie

Revolucioni nga toka në tryezë, për produktet kanë të bëjnë me etikën rreth mënyrës së rritjes së ushqimit. Konsumatorët do të kërkojnë restorante dhe marka që kujdesen për njerëzit e tyre aq sa dhe për produktet e tyre.

10. Komforti do të rikthehet, po ashtu dhe mbulesat e tavolinave të dikurshme.

Si në shtëpi ashtu edhe në restorante do kërkojmë produkte bio dhe më të thjeshta. Mund të rikthehen mbulesat e tavolinës si në kohën e gjysheve, apo ato tavolinat e rrumbullakëta. Do shohim më shumë qeramika të punuara me dorë dhe ndriçim më të lehtë në ambiente ngrënieje.

Trendi teknologjik, nga llampat me lazer të dhomës së gjumit tek gatimet perfekte!

1. Darka nuk do të digjet.

Soba e së ardhmes do t’ju lehtësojë. Do ketë cilësinë si të një restoranti, të shpejtë dhe komod si mikrovala. Do jetë me kontroll shumë të saktë të temperaturës, me mikroprocesorë smart që njoftojnë me sinjale kur ushqimi është gati. Pajisjet e kuzhinës në të ardhmen do jenë të gjitha ultra-premium.

2-Televizori nuk do jetë më televizor

Ekranet e sotme do të duken si kostume jashtë raftit krahasuar me pllakat LED të holla të së ardhmes. Këto ekrane të vogla, mund të bashkohen në mënyrë të përsosur në çdo konfigurim. Ne do jemi në gjendje të krijojmë diçka që mbulon të gjithë sipërfaqen e një muri ose rrafshin vizual të një hapësire shumë më të madhe se një ekran tradicional. Imagjino një film Netflix me të.

3-Llampat LED me Lazerët

Një llampë LED e blerë sot mund të mos ketë nevojë të ndryshojë për një dekadë. Por deri atëherë, ndriçimi mund të vijë nga lazerët, të shpërndarë përmes pasqyrave ose fibrave optike. Fenerët e disa veturave të tilla si BMW i8 aktualisht përdorin këtë teknologji ndriçuese, por me kalimin e kohës do të kalojë nga ndriçimi i zymtë në shkëlqimin komod të një llambe pranë shtratit.

Po udhëtimi si do ndryshojë? 10 Parashikimet:

1. Do e rimendojmë udhëtimin në Europë.

Do zbehet romanca me kryeqytetet europiane, dhe do kemi afeksion për qytetet më pak të populluara nga njerëzit. Ose do orientohemi tek ato qytete të qeta dhe me vlera kulturore.

2-Vëmendje ndaj Alaskës.

I ftohtë por me ajër jashtëzakonisht të pastër. Do të shpallen bashkë me Montana si vendet e para me klimën më të mirë. Do kthehet në top destinacion.

3-Siç do ndodhë edhe me ushqimin esoterik.

Turistët apo udhëtarët me fokus ushqimin do të kërkojnë më shumë tek ishujt Faroe. Një zinxhir ishullor midis Skocisë dhe Islandës, do ringjallë një interest të madh për shkak të kuzhinës unike të përqendruar në prodhime deti, qumështi dhe perime me rrënjë të guximshme si karota apo patatja.

4- Do udhëtojmë me një përpëlitje sysh.

Pas 10 vitesh, fytyra juaj mund të jetë bileta juaj e avionit. Softueri biometrik i instaluar në kamerat -video terminale do të njohë dhe përputhë tiparet me fluturimin ndërsa do vlerëzohen rreziqet mbi sigurinë dhe shëndetit. Kjo do lejojë shumicën e udhëtarëve të shëtisin të papenguar nga check-in-i i lodhshëm.

5- Do paguajmë më shumë për higjienën.

“Hygiene Class” është një kabinë premium që vjen me një standard më të lartë pastërtie. Kushton më shumë, dhe pavarësisht se ka mjete aktuale për të pasur në kontroll të tilla pandemi, kabina premium premton pastrim automatik më të shpeshtë plus aromë të këndshme.

6-Drejt Artikut

Ndërsa anijet janë detyruar të zbatojnë protokolle të reja shëndetësore edhe për të ardhmen, pritet të ketë një boom destinacionesh të reja për të vizituar me to Specialistët e industrisë parashikojnë rritje masive të udhëtimeve përmes Kalimit Veriperëndimor të Kanadasë nga udhëtarët e etur për të parë arinjtë polarë dhe speciet e tjera të Arktikut para se të zhduken.

7-Hotelet me Al-Inteligjencë Artificiale

Dhomat e hoteleve do të pastrohen dhe rregullohen nga robotët. Askush nuk do trokasë dhe as do duhet të presësh që të dalë. Çdo gjë e vështirë për t’u pastruar do të ketë zgjidhje!

8- Fluturime luksi dhe privatësie

Kërkesa për fluturime private po rritet, udhëtarët kërkojnë siguri së bashku me luksin. Linjat ajrore tregtare ende po shohin trafik të udhëtarëve 55% nën nivelet para-pandemike. Aero është një startup i ri gjysmë-privat i avionëve luksozë të nisur nga bashkë-themeluesi i Uber Garrett Camp. Parashikohen fluturime me avionë të vegjël me 16 vende dhe shërbim me doreza të bardha, Aero premton kabina të bollshme dhe aeroporte private, si dhe salla pa turma njerësh.

9-Jo më valixhe me rrota në terminale

CEO i Roam Luggage, Larry Lein imagjinon avionët e ajrit që zëvendësojnë rrotat me të cilat tërheqim valixhet. Sistemet e integruara të gjurmimit do të bashkonin çantën me telefonin, në mënyrë që ato të të ndjekin ndërkohë që ecën.

10-Vendet që kombinojnë qeverisjen e mirë me ruajtjen e kafshëve, do të kthehen në yjet e së nesërmes. Benin dhe Malavi mund të jenë ata ‘yjet’. I pari, në Afrikën Perëndimore, po krijojnë Parqe Kombëtare që shfaqin elefantë dhe luanë, ndërsa Malavia, në Afrikën Juglindore, po përgatit rezervat gjigand me rinocerontë dhe leopardë.

Transformimi i dhomës:

Për të transformuar një dhomë, projektuesi anglez i mobiljeve Jasper Morrison sugjeron: Nxirrni gjithçka dhe rivendosni gjërat që ju pëlqejnë, duhet të ketë hapësirë. Një dhomë me një karrige antike prej druri ka një atmosferë shumë të ndryshme nga një dhomë me një karrige moderne.

Apo një qilim, një komo minimaliste për të vendosur produktet. Nuk do të thotë të hidhni gjërat, por thjesht t’u gjeni vendin e duhur. Nuk duhet të mbizotërojë mania për të mbushur çdo hapësirë të mundshme.

Pamjet nga dhomat e gjumit rekomandohen të jenë nga oborret e shtëpisë, apo me pamje nga deti, nga natyra. Eliminoni nevojën për porta, hekura, dritare të ndërlikuara, dhe jo tërheqëse.

Artikulli i Melissa Penfold, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al