Simon Cowell lë mënjanë krenarinë për të bërë një ofertë 8 milionëshe

Fansat u tronditën nga largimi i Dermot O’Leary një vit më parë nga prezantimi i X Factor, por tashmë ai ka zbuluar se është rikthyer për shkak të një telefonate në mes të natës që i ka bërë Simon Cowell.
Ai ka thënë se 56-vjecari Cowell i ka telefonuar duke thënë: “Kam bërë një gabim, dua që të rikthehesh.”
Dermot ka thënë gjithashtu se ka diskutuar me Simon-in për të zbuluar se përse shfaqja ka ndryshuar dhe cfarë duhet që t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm.
Deklaratat e tij vijnë pas thashethemeve se kontrata e re që ai ka firmosur ka një vlerë 8 milionë paund për 4 vjet.

Advertisement