Siguria në plazhe, gjobiten drejtuesit e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë.

Drejtuesit e dy mjeteve lundruese janë gjobitur nga Policia e Kufitare e Vlorës për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.

Në Jonufër, drejtuesi i një gomoneje u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra pasi po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.

Advertisement

Ndërsa në Sarandë drejtuesi i një skafi u gjobit me 100 mijë Lekë të vjetra pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.