Sienna Miller i urren këmbët e saj

“Jam me fat që kam nje metabolizëm shumë të mirë, por nuk jam fare e tonifikuar. Mendoj se kam arritur në një moshë ku duhet të punoj paksa me trupin. Unë kam qenë e dobët dhe e tonifikuar, por sapo mbusha 25 vjeç fillova të vërej ndryshime. Tani që jam 27 vërej akoma më tepër. Ato këmbët si të varura nga prapa nuk janë aspak një shënjë e mirë”- ka thënë Sienna. Aktorja bukuroshe ka folur dhe për të qenët sexy. Ajo refuzon t’u përshtatet koncepteve të meshkujve mbi femrat sexy. “Refuzoj të preokupohem shumë që t’u tërheq vëmëndjen meshkujve e të konsiderohem sexy sipas stereotipit të tyre, që me thënë të drejtën nuk është edhe aq sexy. Nuk duhet patjetër të veshësh të brendshme push-up apo minifunde. Për mua femrat janë sexy kur ndihen rehat me veten”.

Advertisement