Orët e përjetshme të Ralph Lauren

    Nga bashkëpunimi me Johan Rupert, specialist orash në Richemont Group, Ralph Lauren u premton konsumatorëve se do t’i bëjë të mos shpërdorojnë paratë duke blerë një orë të cilën t’a mbajnë përgjithnjë. “E urrej idenë e gjërave që vjetërohen e më pas hidhen. Më pëlqen që njerëzit t’i ruajnë gjërat. Doja të dizenjoja orët më të mira e cilësore. Edhe pse janë aksesorë të një niveli të caktuar, në këtë kohë krizash njerëzit janë në kërkim të orëve cilësore që t’i rezistojnë gjatë kohës”,- ka thënë Ralph Lauren. Koleksioni do të jetë i disponueshëm vetëm në disa nga dyqanet e Ralph Lauren, argjendari dhe dyqane orash ekskluzive.

    Advertisement