Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë një natë feste në familjen e reperit Viktor Palokaj, ose siç njihet nga të gjithë si Unikatil.
Ishte vëllai i artistit i cili lajmëroi përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nëna e tyre kishte ndërruar jetë në natën e Krishtlindjeve, bashkëngjitur me një fotot të saj.
Së fundmi edhe reperi Unikatil ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të trishtë në Instagramin e tij.
“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish,”-ka shkruar reperi në Instastory-n e tij.
“Nana jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thojnë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë!Lamtumira e fundit i ipet te restauranti Fenix në Klinë të Marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”– thuhet në postimin e plotë të vëllait të Unikatilit.