Si të shërosh një zemër të thyer? Cheryl Cole e ka gjetur përgjigjen

Pak javë më parë bëri bujë lajmi i ndarjes së Cheryl Cole nga partneri 10 vite më i vogël, Liam Payne.

Çifti prej kohësh bashkëjetonte dhe kujdesej për djalin e tyre, por njoftuan zyrtarisht ndarjen duke lënë të kuptohej se kishin qenë të detyruar ta merrnin këtë vendim.

Advertisement

Tani, për të harruar ndarjen e dhimbshme përgjigja e këngëtares duhet të jetë kjo: provoni eksperienca të reja!

Kështu ajo për herë të parë po merr pjesë në një film, xhirimet e së cilit kanë nisur në Dublin.

35- vjeçarja preferoi të shfaqej në xhirimet e filmit të saj të parë me një palë pantallona sportive, xhaketë, trupore vezulluese dhe atlete Balenciaga. Projekti kinematografik është bazuar në një libër për fëmijë të quajtur “Four Kids and It”.

Pritet që interpretimi i parë i saj si aktore të rezultojë një sukses.