Në të shumtën e rasteve, të gjithë e dimë se ndarjet janë të dhimbshme.

Mungesa e personit që doje/do, organizimi i një dite pa të e gjera të tjera si këto janë mendimet që na e bëjnë edhe më të vështirë këtë periudhë. Por ajo ç’ka është e rëndësishme është dëshira që keni ju për ta kaluar sa më shpejt dhe të shihni sërish një dritë jeshile. E di që tani gjithë zemërthyerit po mendojnë se dhembja do të jetë gjithnjë aty, por jo.

Advertisement

1. Shprehni gjithçka ndjeni

Qaj kur dhe sa të duash! Madje dhe mund të ulërasësh mbështetur në jastëkun tënd. Mos u përpiq ta fshehësh trishtimin. Njerëzit kanë tendencën për t’u shtirur sikur gjithçka po shkon për mrekulli, ndonëse sapo janë ndarë. Kjo edhe mund të ndodhë, por nëse ndjeni të kundërtën e mira është ta shprehni. Do çliroheni më parë nga ç’e mendonit.

2.Pranoni që njerëzit ndryshojnë

Kur sapo keni dalë nga një ndarje, është normale të jesh nervoze dhe të mos i shohësh gjërat me llogjikë të pastër. Ne e kemi të vështirë të pranojmë se njerëzit rriten dhe ndryshojnë. Është e dhimbshme të shohësh personin që ti do të mos jetë i përfshirë po aq sa ty, por ta pranosh këtë është hapi i parë drejt shërimit të vetes.

3.Vlerëso gjithçka kaluat

Nëse ka qenë një lidhje e shëndetshme thuaje këtë. Shpesh herë, njerëzit përpiqen ta ulin personin tjetër vetëm për të justifikuar fundin e hidhur. Bëni mirë të fokusoheni tek mësimet pozitive që e gjithë kjo ju dha. Në fund të gjithë kësaj, përveçse do të ndiheni më të fortë do jeni krenarë që vepruat kështu.

4.Shkruajini vetes një letër

Mos hezitoni të shkruani çfarëdo lloj gjëje që po ndjeni.  Do qani kur ta bëni këtë? Ok, por do çliroheni gjithashtu. Të hedhësh çdo ndjenjë apo mendim në lëtër do t’ju bëjë gjithashtu t’i mendoni gjërat më pozitivisht.

5. Kurrë mos harroni kush jeni!

Faleni veten. Nuk ka vend për asnjë turp në ndarje, edhe nëse ishit ju ajo që i dhatë fund. Mos lejoni që askush të paragjykojë vendimin tuaj. Përpiquni ta rrethoni veten me njerëz pozitivë dhe të kaloni mirë, në vend që të izoloni veten. Mësoni të jeni e lumtur vetë dhe mos lejoni që humori juaj të varet nga një partner.