Shpat Deda anulon pjesëmarrjen në “Sunny Hill Festival”, tregon arsyen

Edhe pak ditë na ndajnë nga tre netë fantastike në festivalin “Sunny Hill”, i cili do të zhvillohet në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë.

Në festival nuk do të jenë emra të shumtë nga artistët shqiptarë dhe të huaj.

Advertisement

Ishte paralajmëruar që pjesë e këtij koncerti do të ishte edhe këngëtari i njohur, Shpat Deda, por ky i fundit ka treguar përmes Instagram se si shkas i një mosmarrëveshjeje me stafin menaxhues të këtij festivali, nuk do të jetë pjesëmarrës këtë vit.

“Për shkak të një mosmarrëveshje me menaxhmentin e Sunny Hill Festival, unë nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Shihemi në koncertet e mia të radhës”, ka shkruar Shpat Deda në InstaStory.