George Clooney ka zbuluar se si i ka propozuar për martesë bashkëshortes së tij Amal Clooney (Alamuddin).
Gjatë një interviste për “The Ellen DeGeneres Shoë”, aktori tha se e kishte kuptuar që ajo ishte gruaja e jetës së tij që pas 6 muajsh, por ajo ndoshta nuk ka qenë edhe aq e sigurtë.
“Unë planifikova cdo gjë. E fsheha dhe unazën, madje gatova dhe darkën. Ajo sapo ishte kthyer nga Londra dhe po më thoshte që të hanim dicka jashtë, por jo, unë kisha gatuar vetë”, ka shpjeguar 54-vjecari.
Por Amal nuk kishte kuptuar asgjë nga të gjitha këto parapërgatitje, deri në momentin që pa unazën e fshehur.
“Ajo reagoi a thua se unazën e kishte harruar dikush aty. Unë u ula në gjunjë dhe i thashë “Nuk e imagjinoj dot jetën time pa ty”. Ajo vazhdonte të shikonte herë unazën dhe herë mua, pa folur. Dhe tani e di se sa zgjati kjo pritje, sepse kisha vënë një playlist me këngë në sfond, pra pak a shumë zgjati 25 minuta”, rikujton George.
“Në fund i thashë “Shiko, shpresoj që përgjigjia të jetë po, por më duhet një përgjigje sido që të jetë. Jam 52 vjec dhe nuk më ka mbetur edhe shumë kohë. Më pas ajo tha Po.”
George dhe Amal janë fejuar në Prill 2014, pas një viti që shoqëroheshin bashkë.