RiRi nuk ka kohë për dashuri

Rihanna është shumë e zënë në jetën e saj profesionale dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për një lidhje të qëndrueshme sentimentale.

E ftuar në emisionin televiziv “The Ellen DeGeneres Show”, 27-vjeçarja tha se aktualisht është single, por jo sepse nuk dëshiron të ketë një lidhje.

Advertisement

“Po, jam single, por kjo nuk do të thotë se i urrej meshkujt e më pëlqen të jem vetëm. Aktualisht nuk kam kohë të mjaftueshme për të mbajtur një lidhje të qëndrueshme dhe serioze”, deklaroi Rihanna për Ellen.

Sa i përket albumit të sapo publikuar, “Anti”, ylli nga Barbados tha se shumë shpejt do të nisë turneun e saj botëtor për promovimin e tij.