Si po e shkatërron Instagrami fshatin që frymëzoi filmin “Frozen”

Hallstat është një fshat i shekullit XVI buzë maleve Salzkammerg në Austri i pagëzuar si vendi që ka frymëzuar në filmin e animuar “Frozen” mbretërinë Arendelle, të motrave Elsa dhe Anna.

Edhe pse është shpallur vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO që prej vitit 1997, banorët kanë bërë thirrje të dëshpëruar për ndihmë pasi sipas tyre Instagrami po iu shkatërron fshatin.

Advertisement

Në fshatin alpin jetojnë vetëm 780 persona, por vitet e fundit vendi është “pushtuar” nga turistët, pasi vizitohet në pjesën më të madhe të kohës nga 10 mijë vetë në ditë. Fshati nisi të tërhiqte vizitorë që kur u shfaq në një emision për turizmin në Korenë e Jugut në vitin 2006, ndërsa pas suksesit të filmit “Frozen” në vitin 2013, popullariteti i Hallstatt u shumëfishua.

Turistët, të magjepsur nga bukuria e vendit bëjnë selfie, fotografitë e dasmës apo çojnë aty vogëlushet e tyre por kryetari i bashkisë, Alexander Scheutz, iu është lutur që të qëndrojnë larg fshatit dhe madje ka mbyllur edhe rrugët për të mos i lejuar të futen brenda.

“Hallstatt është një pjesë e rëndësishme e kulturës historike, nuk është muze. Duam të pakësojmë me të paktën 1/3-tën numrin e turistëve, por nuk kemi se si t’i ndalojmë”, tha ai.

/Opinion.al/