Si përfundoi George Clooney në shtratin e Cindy Crawford?!

George Clooney ka treguar se një herë ka përfunduar në shtrat me Cindy Crawford, ndërkohë që kjo e fundit e kishte tepruar pak me pijet alkoolike.
Clooney ka qenë në Londër për të ndihmuar mikun e tij Rande Gerber me bashkëshorten, Crawford, për të lancuar tekilën Casamigos Tequila si edhe librin e botuar nga Crawford, “Becoming”.
“Ka qenë një prej netëve më argëtuese në shtëpinë e ciftit, ku pimë disa gota më shumë dhe më pas nuk mund të iknim dot më. Unë u shtriva për të fjetur dhe Cindy mendoi se në shtrat ishte i shoqi. Unë isha aq i pirë sa që isha shtrirë me xhinse dhe cizme veshur, ndërkohë që ajo thjesht u shtri në shtrat sepse mendoi se unë isha Rande”, ka shpjeguar aktori.

Advertisement