Jennifer Lawrence: Trump president? Fundi i botës

“Nëse Donald Trump bëhet president, ky do të ishte fundi i botës”. Në këtë mënyrë është shprehur aktorja amerikane, Jennifer Lawrence në një intervitë të dhënë për “Entertainment Weekly”. Sipas saj ardhja e tij në pushtet nuk do të sillte asnjë benefit përveç se “aventura” të frikshme lufte, si në seritë e Hunger Games.

Ajo thekson se fushata publicitare e Trump nuk është gjë tjetër veçse një marifet. Më tej rrëfen: “Unë besoj se televizioni del jashtë realitetit në ditët e sotme duke transmetuar vetëm programe argëtuese, për të futur në grackë një pjesë të individëve”.

Advertisement

25-vjeçarja përfundon me sarkazëm duke thënë se Trump është politikani më i “drejtë “që i duhet SHBA -së.