Si përfundim, a do të hyjë Butrint Imeri në ‘Big Brother VIP Albania’?

Butrint Imeri (ish-i dashuri i Kiara Titos) në “Big Brother VIP Albania”? Po, jo, ndoshta. Nuk e dimë. Gjithë çfarë dimë është se shumë shpejt do të futen dy konkurrentë të fortë.

I ftuar mëngjesin e djeshëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n.

Advertisement

“Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] *nuk përgjigjet* Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.”

Si mbërritëm deri te Butrinti?

1 – Fillimisht postoi këtë foto të Kiarës.

2 – Pastaj shkroi “qetësi para stuhisë” ndërkohë që ndjekësit prisnin surprizën e Kiarës për ditëlindje.

3 – Nuk u shfaq mbrëmjen e së martës, por vijoi me “një befasi këtë javë…”

4 – Vazhdon sërish. “Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”

Epooo, pyetjet marrin përgjigje mbrëmjen e sotme! Ose të paktën kështu shpresojmë…