Shkencëtarët kanë dalë me një teori të re në lidhje për mënyrën sesi mund të ketë ardhur jeta në planetin tonë.

Një studim i udhëhequr nga Arjun Berera i Universitetit të Edinburgu ka dalë në përfundimin se bakteriet dhe mikrogjallesat që janë në gjendje t’u mbijetojnë mjediseve tmerrësisht armiqësore, siç është edhe hapësira, mund të jenë burimi i jetës në Tokë.

Advertisement

Sipas tyre, këto mikrogjallesa dhe bakterie janë sjellë në tokë nga ai që quhet “pluhur kozmik”. Si shembull shkencëtarët sjellin unazat e Saturnit, ku Agjencia Europiane e Hapësirës thotë se ka gjetur prova të materies së mbërritur aty nga hëna e këtij planeti, Enceladus.

E njëjta gjë mund të ketë ndodhur edhe me jetën në Tokë, thonë shkencëtarët.
“Bakteriet dhe mikrogjallesat mund të kenë mbërritur nga një tjetër planet dhe përmes pluhurit kozmik kanë hyrë në Tokë”, thotë Berera.

Mundësia që jeta në Tokë “teknikisht” është një jetë aliene, pra e mbërritur nga hapësira është gjithnjë një teori që tërheq vazhdimisht shkencëtarët, por pjesa më e madhe e tyre besojnë se ka mbërritur falë një komete.