Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për ju, duke filluar nga dëshirat më të ethshme dhe fatin tuaj e deri te pijet e preferuara.
Madje jep informacion të mjaftueshëm për të kuptuar si ju pëlqen të festoni duke qenë se për këdo prej nesh është e ndryshme mënyra si e shijojmë mbrëmjen jashtë. Ja çfarë tregojnë shenjat tuaja të horoskopit për netët tuaja të çmendura.
Gaforrja
Besnikë, simpatikë dhe intuitivë, Gaforret janë dëgjuesit më të mirë. Edhe pse nuk u shijon të flasin shumë për gjërat e tyre, janë gjithnjë të pranishëm për të dëgjuar një mik, duke qenë kësisoj edhe miqtë perfektë për të pirë një gotë në shtëpi. Gaforret preferojnë të ftojnë një grup miqsh të ngushtë në shtëpi dhe t’u servirin një vakt të shijshëm dhe gota, duke i pyetur pa të keq: “Po ça bëhet?” ndërkohë që mbushin gotën me verë.
Akrepi
Shenja më pasionante e horoskopit, Akrepi kërkon gjithnjë misterin dhe intrigën në netët e veta. Qofshin me miq, me partnerin/partneren apo dhe vetëm, Akrepët kërkojnë të panjohurën. Nata e tyre perfekte konsiston në një veshje të kuruar në detaje, një ambjent të errët mistik dhe të huaj nga të cilët mund të zbulojnë sekretet më të thella.
Peshqit
Askush nuk e vlerëson kohën vetëm më shumë se Peshqit. Të lidhur shumë pas emocioneve të tyre, Peshqit kanë nevojë të reflektojnë në lidhje me javën dhe ta lejojnë veten t’i ndjejnë realisht emocionet. Harrojeni natën e çmendur jashtë, sepse gjithçka ju duhet është një banjë e ngrohtë, muzika juaj e preferuar dhe një gotë me verë. Ndizni ndonjë qiri dhe ndihuni të lirë të qani nëse ju vjen.
Dashi
Dashi i shijon sfidat fizike. Ato u japin mundësinë të çlirojnë pak nga energjitë e tyre. Nuk ka më mirë për ta se një gotë jashtë. Dhe nuk e kemi fjalën për një ballkon apo tarracë, por për një super koktejl të shijshëm buzë detit ose në ndonjë aktivitet ekstrem të tipit turne sportiv apo koncert. Një Dash aktiv është një Dash i lumtur.
Luani
Luani është mbreti i xhunglës, por Luani është edhe mbreti i klubeve të natës. Disa do t’i quanin arrogantë, por Luanët thjesht ndihen mirë me veten dhe janë liderë të lindur që dinë si ta drejtojnë një grup. Nuk mund të gëzohen me një natë të thjeshtë në shtëpi, ata duan të trajtohen si mbretër në zonën VIP. Edhe nëse nuk kanë shumë para me vete janë aq magjepsës sa mund të përfitojnë nga ftesat e pafundme.
Shigjetari
Të lindurit e kësaj shenje janë të “mallkuar” me një dëshirë të pashterueshme për shfrenim. Kuriozë dhe entuziastë, Shigjetarët janë të dhënë pas udhëtimeve dhe të provuarit të gjërave të reja. Festimet e tyre të preferuara përfshijnë të shkuarit diku larg dhe të njohurit të kulturave të reja. Sigurisht që aty përfshihet edhe të pirët e çmendur të alkolit. Edhe nëse nuk mund të shkojnë diku tjetër, Shigjetarët mjaftohen me eksplorimin e zonave të reja përreth.
Demi
Miqtë mund t’i qujnë kokëfortë, por Demat preferojnë etiketimin “të besueshëm.” Ata pëlqejnë atë që pëlqejnë dhe u qendrojnë besnikë preferencave të tyre deri në fund. Nuk arrijnë dot ta kuptojnë pse duhet të presin me orë të tëra për një koktejl të shtrenjtë në lokalin më interesant të zonës. Më mirë do dilnin në një bar pranë shtëpisë ku dhe banakjeri i njeh. Ata janë të përhershëm aty dhe mundësitë janë që ndonjë gotë ta përfitojnë falas.
Virgjëresha
Virgjëreshat njihen për pasionin ndaj punës, por kjo nuk do të thotë që nuk shijojnë ndonjë gotë herë pas here, madje në ndonjë bar pranë punës. Të lindurit e kësaj shenje preferojnë banakjerët që njohin klasiket dhe që u kushtojnë shumë rëndësi detajeve.
Bricjapi
Nuk do të mund të gjeni Bricjapë që dalin çdo natë por nuk ju lënë kurrë në baltë kur e dala ia vlen. Bricjapët i duan rastet e veçanta si ditëlindje, fejesa apo festa për rritjen në detyrë. Ata organizojnë takime të rëndësishme me miqtë e tyre të ngushtë.
Binjakët
Nuk ka kurrë një ditë të mërzitshme në jetën e një Binjaku. Shenja më e shoqërueshme dhe ekstroverte e horoskopit mahnitet nga historitë e jetës së njerëzve të panjohur. Ata kanë aftësinë të nisin një debat me të panjohur menjëherë. Nata perfekte për ta është ajo kur shoqërohen me turma dhe shkojnë me ta ku t’i çojnë këmbët. U pëlqen shumë kur i qerasin me një pije dhe janë mëse të gatshëm të kthejnë nderin në shkëmbim të një dialogu interesant.
Peshorja
Koha e ndarë me një person në një kohë të caktuar është parimi i peshoreve. Në vend që të udhëhiqen nga deliri i grupimeve të mëdha, Peshoret preferojnë të shijojnë një aktivitet intim me një person të dashur për ta. Ata vlerësojnë gjtihçka të bukur kështu që preferojnë të shijojnë një darkë të këndshme diku apo një aperitiv.
Ujori
Ujorët duan të ushtrojnë intelektin e tyre. Preferojnë grupimet e vogla dhe shijojnë debatet provokative gjatë të cilave tregojnë njohuritë e tyre të gjithanshme. Ujorët do të preferonin të shkonin diku vetëm për degustim të verërave apo në ambjente ku mund të njohin njerëz me të njejtat interesa si ata. Edhe nëse këta të fundit janë tërësisht të panjohur.