Si është një dasëm miliarderësh? (FOTO)

    Argëtim e muzikë nga Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias dhe një fustan nuseje që ka kushtuar rreth 25 mijë dollarë.
    Djali i një miliarderi, 28-vjecari Said Gutseriev, është martuar me studenten 20-vjecare Khadija Uzhakhovs, këtë fundjavë, në një ceremoni që të linte me gojë hapur dhe që ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë.
    Dasma u bë në restorantin më luksoz të Moskës, Safisa.
    Nusja u vesh me një fustan nga Elie Saab, i cili u soll nga Parisim ndërkohë që për shkak të peshës së tij (si pasojë e gurëve të shumtë zbukurues dhe bishtit tepër të gjatë) nuses i është dashur ndihma e disa personave për të lëvizur.
    Look-u o Khadija-s  përmbante edhe një cantë të kombinuar me fustanin, kurorë me diamante si edhe varëse me diamantë.
    Më pas ajo ka veshur edhe një fustan tjetër, mëndafsh, teksa ka pozuar për disa foto me të ftuarit.
    Transporti i të ftuarve u realizua me makina Rolls Royces.
    Ndërkohë që të ftuar për ti argëtuar ata kanë qenë Jennifer Lopez dhe Enrique Iglesias.
    Por sipas burimeve J.Lo. ka mbetur e habitur kur i ka drejtuar mikrofonin të ftuarve dhe ata nuk i dinin fjalët e këngëve të saj.
    Në dasëm mësohet se ka performuar edhe Sting.
    Gjithashtu kanë performuar edhe Patricia Kaas dhe Sukhishvili.
    Por si të mos mjaftonte me kaq, dasma duket se do të vijojë, pasi do të realizohet një e dytë në Londër, këtë fundjavë.
    Mësohet se në dasmën e dytë do të këndojnë Beyonce dhe Elton John.

    Advertisement