Si e zbuloi Shakira tradhëtinë e Pique nga kavanozi i reçelit!

As shenjë buzëkuqi në jakën e këmishës, as ndonjë send femëror i harruar në shtëpinë e tij: një nga arsyet që Shakira zbuloi tradhëtinë e Pique ishte kavanozi i reçelit. Këngëtarja duket se e adhuron reçelin, por ish partneri dhe babai i dy fëmijëve të saj, e urrente.

Megjithatë, Shakira kishte vënë re një rënië drastike të sasisë së recelit të saj të preferuar në kavanozin që mbante për vete. Ajo e dinte se Pique nuk e konsumonte kurrë, por duket se studentja me të cilën ai po e tradhëtonte, Clara Chia Marti, e adhuronte një fetë bukë të thekur me recel në mëngjes.

Advertisement

Që nga momenti që sa herë dilte dhe më pas kthehej në shtëpi, sasia e produktit ulej, Shakira kishte nisur nga dyshimet, sipas emisionit televiziv “Sociality” nga kanali spanjoll Telecinco.

Tashmë pas ndarjes, fëmijët e tyre, Sasha dhe Milani, do të jetojnë me të ëmën në Miami. Ish-kampioni i futbollit, nga ana tjetër, do të mund t’i shohë në ditë të caktuara të muajit dhe në periudha festash. Në fakt, këngëtarja synon të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Pique do të duhej të largohej nga Spanja për në Florida.