Si do të jetë fustani i nusërisë së Iggy Azalea?

Teksa pjesa më e madhe e VIP-ave, mundohen në maksimum të mbajnë sekret stilistin e fustanit të tyre të dasmës, Iggy Azalea ndryshon trendin.

Reperja 25-vjeçare australiane ka postuar për 8 milionë fansat e saj në Instagram një pjesë të skicimit të fustanit të saj të dasmës. Ajo do të vendosë kurorë me të fejuarin e saj Nick Young.

Advertisement

Teksa pret ditën e saj të madhe me lojtarin e basketbollit të Los Angeles, ajo ka postuar skicimin e bërë nga Giorgio Armani.