Mbrëmja e sotme, e cila përkon me 100 ditët e banorëve brenda ‘Big Brother VIP Albania 3’ do shoqërohet me një surprizë. Themi këtë pasi sonte, futet në shtëpi Ledion Liço, prezantuesi i këtij formati dhe opinionistët Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari. Kjo u bë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Big Brother në Instagram.
“Në kuadër të 100 ditëve në shtëpi, banorët do të kenë një festë me të ftuar specialë. Moderatori Ledion Liço sonte në shtëpinë e “BBV3”
Në kuadër të 100 ditëve në shtëpi, banorët do të kenë një darkë me të ftuar special. Opinionistët Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj sonte në shtëpinë e “BBV3”!
Me siguri banorët presin ndonjë darkë me këngëtarë apo organizim tjetër, duke mos e planifikuar këto hyrje surprizë.
Kujtojmë se gjatë Prime-ve, Ledioni, herë pas here është treguar jo aq i butë me disa prej banorëve, ndaj mbetet të shihet sesi do jetë qasja mes tyre.