Si arriti 20-vjeçarja Kylie Jenner të krijonte perandorinë e saj në më pak se 3 vjet?!

Kylie Jenner seleksionohet në listën e 60 femrave bilionere të bëra vetë sipas Forbes.

Ajo është vetëm 20 vjeç dhe për 3 vite ka arritur që të ndërtojë një perandori të sajën dhe një pasuri prej 900 millionë dollarë. E veçanta e Kylie-t është se ajo është bërë vetë kaq e pasur dhe nuk ka asgjë të trashëguar nga askush. Mirëpo si ia arriti Kylie Jenner të bëhet një nga vajzat më të pasura në botë?

Advertisement

20-vjeçarja ka një ndër kompanitë më të suksesshme të makeup-ve, “Kylie Cosmetics”, e cila e nisi punën e saj 3 vite më parë me produkte kozmetike që kushtonin vetëm 29 dollarë. Forbes shkruan se Kylie ka fitime nga kjo kompani, plot 800 milionë dollarë, shto këtu edhe paratë që më e vogla e Kardashian fiton nga serialet televizivë dhe reklamat që Kylie bën për kompani të tjera si Puma ose PacSun.

Nga të gjitha këto të ardhura, pasuria e Kylie-t sipas revistës është 900 milionë dollarë. Madje Kylie ka kaluar edhe Mark Zuckerberg, i cili u bë miliarder në moshën 23-vjeçare.

Një tjetër element që e ka ndihmuar Kylie-n janë rrjetet sociale. Ajo ka 110 milionë ndjekës në Instagram dhe ky rrjet social është një burim i madh të ardhurash për nënën e Storm-it.

Epo, urime Kylie!