Shumë shpejt klipi i G.U.Y

Lady Gaga i ka dhuruar për Shën Valentin monstrave të saj të vegjël lajmin se shumë shpejt do të publikohet videoja “G.U.Y.”. Ky është singëlli më i ri marrë nga “ARTPOP“. Xhirimet kanë nisur disa ditë më parë në Kështjellën Hearst, në Kaliforni. Kjo pronë shtrihet në 340 Km2. Artistja e ka pasur të vështirë zgjedhjen e vendeve ku do të xhironte. Megjithatë disa skena të videos janë realizuar në një pishinë të hapur, ku shfaqen edhe shtëpiaket e programit televiziv “The Real Housewives of Beverly Hills”.

Të tjera skena janë xhiruar në një pishinë të mbyllur me shumë staf nëpër këmbë që transfportojnë komardare-mjelma, lule shumë të mëdha plastike dhe një guaskë gjigande. Me siguri Lady Gaga po bëhet gati që këtë herë të n’a habisë me ndjesi të reja ujore…

Advertisement

Ja dhe nje kronikë e transmetuar ne edicionin e lajmeve të KSBY (një TV lokal) në lidhje me këtë prezencë të artistes në Kështjellën HEARST… Mund të shquani qartë edhe disa nga momentet e xhirimit

[youtube=http://youtu.be/qkhhlaQjaI4&showinfo=0&rel=0]