Më shumë se 8 000 migrantë u shpëtuan gjatë 48 orëve të fundit në Mesdhe, në ujërat përballë Libisë, duke përfshirë këtu 5 000 të tillë një ditë më parë, njoftuan për median rojat bregdetare.

“Të hënën kemi bërë të mundur shpëtimin e rreth 5 000 personave të cilët ndodheshin në bordin e katër anijeve, njëra më e vogël si kapacitet dhe 18 gomoneve”, deklaroi një zëdhënës i rojave bregdetare.

Advertisement

Ai saktësoi se një numër i konsiderueshëm anijesh të rojave bregdetare, të marinës ushtarake, pjesë përbëresë të Frontex, agjencia evropiane e kufijve, dhe OJQ-ve morën pjesë në këto operacione shpëtimi.